Google ADS

Ndeshja ndaj serbëve të Zvezda, Meta: Suksese Tiranës, morali i ekipit është i lartë

12:53 | 25 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Presidenti Ilir Meta i ka uruar suksese ekipit të Tiranës për ndeshjen e sotme të turit të dytë kualifikues të Champions League, ndaj serbëve të Crvena Zvezdës.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se stërvitja e djeshme ka shkuar perfekt dhe morali i ekipit është i lartë.

Postimi i tij i plotë:

Stërvitja e djeshme ka shkuar perfekt dhe morali i ekipit është i lartë!
Suksese kampionëve bardhë e blu⚪? në raundin e dytë kualifikues për Champions League!
Dy ekipe të mëdha që urojmë të na japin një mbrëmje fantastike ku të mbizotërojnë vlerat më të mira sportive.
FORCA TIRONA!?⚪?
JEMI ME TY! ??

Të ngjashme