Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Izraelit (0-0) është ndjekur nga numri më i vogël i shikuesve në historinë e skuadrës franceze kur bëhet fjalë për ndeshjet e zhvilluara në stadiumin Saint-Denis të Parisit.
Kjo situatë shpjegohet me kontekstin e tensionuar gjeopolitik dhe masat e shtuara të sigurisë që mbizotëruan, por edhe me paraqitjet e dobëta të kombëtares franceze në kohët e fundit.
Për shkak të kësaj, vetëm 16.611 shikues ishin të pranishëm në tribuna. Kjo është frekuentimi më i keq në historinë e “Gjelave” në Stade de France, i cili ka një kapacitet prej 80,698 vendesh dhe ku nuk luajtën për 514 ditë (1-0 kundër Greqisë më 19 qershor 2023).
Rekordi i mëparshëm negativ në ‘Saint-Denis’ ishte 36,842 kundër Zelandës së Re më 22 qershor 2003 në Kupën e Konfederatave.
Është bërë e ditur se humbjet e francezëve për shpenzimet e organizimit të ndeshjes do të jenë 3.5 milionë euro, para që do të ndahen nga Federata Franceze e Futbollit (FFF). /Telegrafi/
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...