Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për qytetarët që ta shfrytëzojnë gjatë ditës së nesërme trafikun publik apo të bëjnë zgjidhje alternative për parkim, meqë të dielën më 12 nëntor parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur me kërkesë të Policisë së Kosovës, shkruan Express.
Kjo për shkak të ndeshjes në mes të Kosovës dhe Izraelit, për të cilën edhe Policia e Kosovës dhe Federata e Futbollit kanë marrë masa të rrepta sigurie.
“Udhëzohen qytetarët që të bëjnë zgjidhje alternative të parkimit apo të shfrytëzojnë transportin publik nga Trafikun Urban, sepse nesër më 12 nëntor, për shkak të lojës së futbollit mes Kosovës e Izraelit, parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës.Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Prishtina Parking Sokol Havolli”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...