Portieri italian, Gianuligi Donnarumma e vlerëson shumë duelin kundër Shqipërisë i pari për të dy ekipet kombëtare në kuadër të Grupit B.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Spanja e Kroacia, ku nga shumë njohës është llogaritur si grupi më i fortë.
“Kur përballesh me një garë si Euro, vullneti të vjen natyrshëm. Shpirti do të jetë njësoj si ai i tri viteve më parë. Do të përpiqemi t’i përjetojmë netët magjikë të Euro 2020. Unë tentoj të jap gjithçka që kam, gjithashtu të jap këshilla për skuadrën. Ne jemi gati”.
“Shqipëria? Sigurisht që është ndeshja më e sikletshme për të debutuar në Euro, një duel plot kurthe. Shqiptarët janë të zotë, kanë futbollistë të shpejtë”.
“Ata zhvillojnë një futboll të bukur, kështu që nuk mjafton të jemi në 70-80% ndaj tyre, duhet të japim 100%. Është shumë e rëndësishme ndeshja kundër Shqipërisë në lidhje me kualifikimin”.
“Ata janë të shkathët dhe të shpejtë. Kemi parë disa video të Shqipërisë, kanë futbollistë shumë të fortë në aspektin individual. Duhet të qëndrojmë afër njëri-tjetrit, pasi Shqipëria është e rrezikshme në kundërsulmet e shpejta”.
“Ndeshja fitohet në minutën e parë, por edhe në të fundit. Duhet të kemi ekuilibër në fushë, është shumë e rëndësishëm që të mos zgjatemi shumë si skuadër dhe të mos u lejojmë hapësira”, deklaroi Donnarumma.
Ndeshja Shqipëri-Itali zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në Dortmund. /Telegrafi/
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...