Ndeshja gjysmëfinale e “play-off”-it në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet më 4 qershor në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup në praninë e tifozëve.
Një vendim të tillë federatave respektive ua ka komunikuar UEFA gjatë ditës së sotme, shkruan FFK.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej më 26 mars, mirëpo si pasojë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 në shumicën e vendeve të Evropës, UEFA vendosi t’i pezullojë të gjitha aktivitetet e muajit mars dhe prill dhe njëherësh edhe ta shtyjë Kampionatin Evropian për një vit.
Kjo në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe njëherësh t’i jepet mundësi federatave që t’i përfundojnë deri në fund të qershorit kampionatet e tyre kombëtare.
Ndërkohë, ndeshja finale e “play-off”-it do të zhvillohet më 9 qershor, ku do të ballafaqohet fituesi i ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale Gjeorgji – Bjellorusi.
Finalja siç dihet është përcaktuar me short dhe do të zhvillohet në Gjeorgji ose Bjellorusi. /arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...