Ndeshja Man City – Tottenham në histori të Ligës së Kampionëve

21:50 | 17 Prill 2019
Arbresh Info

Ndeshja këtë mbrëmje në Etihad mes Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspurit ka hyrë në histori të Ligë së Kampionëve.

Dy gjigantët e kanë nisur në formë të jashtëzakonshme ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve në çerekfinale në kompeticionin më të madh evropian, shkruan portali arbresh.info.

Raheem Sterling zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 4′ para se Heung Min Son të realizonte dy gola të njëpasnjëshme (7′) (10′) për 2 me 1.

Sidoqoftë, “Qytatarët” barazuan shifrat në minutën e 11′ me anë të Bernardo Silvas para se Raheem Sterling të realizonte edhe golin e dytë personal për 3 me 2 në minutën e 21′.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes pas 21′ minutave lojë është 3 me 3.

Katër golat e shënuara brenda 11 minutave të parë janë katër gola më të shpejta të shënuara ndonjëherë brenda një ndeshje në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme