Federata e Hendbollit e Kosovës dje ka marrë një e-mail ku Federata Evropiane e Hendbollit ka marr vendim qe ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror në konkurrencën e femrave për grupmoshën U-20 në kuadër të grupit të 5-të, sipas shortit do të zhvillohet në Kragujevc të Serbisë.
Delegacioni i FHK-së gjatë pjesës finale të Kampionatit Evropian në Kroaci të EURO 2018 pati takim zyrtar trepalësh me zyrtarët e EHF-it, Serbisë dhe Kosovës, lidhur me zhvillimin e ndeshjeve në Kragujevc, por që Federata e Serbisë nuk e dinte se a do të lejon qeveria serbe valimin e flamurit të Kosovës dhe himnin e saj.
Delegacioni i Kosovës ishte i qartë se pa simbole shtetërore nuk mund të zhvillohet ndeshja me Serbinë. Në këtë takim pati biseda edhe me çështjen e zhvillimit te ndeshjeve te disa skuadrave në veriun e Kosovës pa lejen e FHK-së. Delegacioni serb pati arsyetim se ndoshta është zhvilluar ndonjë ndeshje miqësore por jo kampionale. Zyrtarët e EHF-it mbeti ti verifikojnë këto të dhëna, mirëpo edhe informata shtesë nga organet tona shtetërore (policia). Mirëpo, dje FHK- ja mori nje letër zyrtare nga zyra e EHF-i ku infromohej se për shkak te (sensistivitetit) ndeshjet e tournamentit kualifikues do të zhvillohen pa himne dhe flamuj shtetërorë, vetëm nën flamurin e EHF-it (vlen për të gjitha shte gjitha shtetet). Sot FHK-ja e informoi zyrën e EHF-it me shkresë zyrtare nga presidenti Eugen Saraçini lidhur me qëndrimin e FHK-së. Gjithashtu sot te gjitha palët janë infromuar me qëndrimin e Federatës së Hendbollit te Sllovakisë”, thuhet nga FHK.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...