Google ADS

Ndeshja Kosovë-Izrael s’do të luhet këtë muaj

14:58 | 11 Tetor 2023
K.B

Kombëtarja e Izraelit nuk do të luajë më ndeshje këtë muaj pas sulmeve të së shtunës në mëngjes.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares, foli me UEFA-n dhe rishikoi programin e EURO 2024.

Pasi Izraeli u godit me më shumë se 5000 raketa të shtunën, kualifikimet për Euro 2024 kundër Zvicrës janë shtyrë zyrtarisht.

Gazetarët izraelitë bënë të ditur se kombëtarja e përgatitur nga Alon Hazan nuk do ta luajë këtë muaj as ndeshjen kundër Kosovës, e cila ishte caktuar për 15 tetor.

Sipas mediave izraelite, Federata izraelite e Futbollit bëri thirrje për shtyrjen e të dyja ndeshjeve menjëherë pas shpërthimit të luftës në vend./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme