Një inspektim i fushës në stadiumin “Stade de Geneve” është kryer pas shiut të madh para ndeshjes mes Republikës së Irlandës dhe Zvicrës.
Por, ndeshja në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 është vendosur për tu zhvilluar, transmeton portali arbresh.info.
Qyteti zviceran ishte goditur nga një mot shumë i keq gjatë gjithë ditës dhe fusha ishte mbushur edhe me ujë mëngjesin e sotëm.
Por, disa pjesë me ujëra janë larguar dhe zyrtarët kanë kryer një tjetër kontroll në orën 18:00.
Fusha është vlerësuar nga gjyqtari Szymon Marciniak si e mundshme për të zhvilluar ndeshjen.
Takimi mes Zvicrës dhe Republikës së Çekisë fillon në ora 20:45./arbresh.info/
https://twitter.com/Corktod/status/1184142954153349121
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...