Ndeshja e Superligës së Kosovës bllokohet nga bastoret

13:17 | 27 Prill 2019
Arbresh Info

Ndeshjet e futbollit kosovar vazhdojnë të qëndrojnë në librat e shtëpive të basteve, por këtë të shtunë ndodhi e papritura.

Dueli Llapi dhe Drita u largua pak para orës 10:00 të mëngjesit nga prognoza pa ndonjë arsye, shkruan gazetasheshi.

Llapi kishte kuotën 2.5, ndërkohë skuadra e Dritës 2.9. Barazimi ishte prognozuar me kuotën 2.7.

Ndërkohë, tashmë ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për tu prognozuar. Feronikeli dhe Gjilani tashmë kanë kuotat e tyre në “bet365” dhe favorit i dukshëm është ekipi nga Drenasi.

Për fitoren e mundshme të “industrialistëve” është vënë vlera 1.3, për atë të gjilanasve 8.0, ndërkohë barazimi ka vlerën 4.6.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme