Ndeshja e shtyrë kualifikuese ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit mund të luhet më 12 nëntor në Prishtinë.
Kështu ka raportuar mediumi izraelit Sport5.
Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Shino Zoertz, do të zhvillojë negociata me përfaqësuesit e UEFA-s për ndeshjet e mbetura të Izraelit.
Shino Zoertz u përpoq të bindë zyrtarët e UEFA-s që të ricaktojnë ndeshjen me Kosovën në dhjetor ose vitin e ardhshëm në mars, por përpjekjet e tij ishin të pasuksesshme dhe sipas burimit të cituar, UEFA vendosi që ndeshja Kosovë – Izrael të zhvillohet më 12 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajminet.
Dueli kualifikues për “Euro 2024” mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë të luhet këtë muaj, por u shty për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.
Përveç Kosovës, Izraeli nuk u përball as me Zvicrën për të njëjtën arsye.
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë