Sot ekipi Bad News Eagles do të vazhdojë garën në turneun e CS:GO Elisa Invitational, ku për momentin mbanë rekordin 1-0 (një fitore, asnjë humbje).
Ndeshjen e tyre të radhës ekipi shqiptar do ta zhvilloj ndaj ekipit EndPoint të cilët renditen në vendin e 36 –të në ranglistën botërore të CS:GO.
Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, ku të dyja ekipet mbajnë rekord të ndeshjeve 1-0 (një fitore, asnjë humbje).
Në turneun Elisa Invitational ekipet janë duke garuar për një grup çmimesh rreth 20.000 dollarë, si dhe dy vendet e para do të kualifikohen në turneun LAN, Elisa Masters Espoo 2022 që do të mbahet në Finlandë.
Bad News Eagles ndaj Endpoint do të filloj nga ora 11:00 nesër (e mërkurë) dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch.
Së fundmi ekipi Bad News Eagles është shpallur kampion i turneut TipSport Prague në Pragë të Çekisë ku fituan çmimin prej 20.000 dollarësh.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren