Chelsea dhe Tottenham do të zbresin këtë të enjte në fushën e lojës, me skuadrat që do të luajnë sfidën e prapambetur të javës së 26-të të Premier League.
Derbi Londrës vjen në një moment jo shumë të papërshtatshëm, por që në fund mund të vendos shumë për fatet e sezonit.
“Blutë” prezantohen në këtë duel pas barazimit 2-2 ndaj Aston Villa-s, teksa më parë u mposhtën thellë 5-0 përballë Arsenal-it dhe me pesë ndeshje të mbetura në kalendar, ky mund të jetë “treni” fundit për të prekur Europën.
Një sezon me shumë luhatje ky për Chelsea-n, por jo më pak për Tottenham-in që prezantohet në derbi pas dy humbjeve radhazi në kampionat ndaj Arsenal e Newcastle, dy humbje që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në klasifikim, pasi tani vendi i katërt është shtatë pikë larg.
Sa i përket fazës së parë, Chelsea fitoi 1-4, por në shtëpi nuk fiton prej janarit të vitit 2022, e në krahun tjetër, Tottenham numëron shtatë ndeshje radhazi pa fitore në “Stamford Bridge”, ecuri që ka nisur prej prillit të vitit 2018.
Kjo do të jetë përballja numër 177 në histori midis dy skuadrave, me Chelsea-n që kryeson me 78 fitore, kundrejtë 55 të “Spurs” dhe 43 ndeshje janë mbyllur në barazim./Ss
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...