Më 25 Dhjetor 1914, ushtarët anglezë dhe ata gjermanë u takuan në Tokën e Askujt, për të festuar bashkë Krishtlindjen, prej nga ku lindi një ndeshje futbolli, pa rregulla.
Në agimin e datës 25 Dhjetor 1914, Bruce Bairnsfather u zgjua. Ndodhej në një lokalitet në Fiandre, emrin e të cilit nuk arrinte kurrë ta kujtonte saktësisht.
Uniforma e tij ishte shndërruar në një kallëp akullit që i shtypte këmbët dhe mushkritë.
Duhej të impenjohej dhe angazhohej me ato pa energji që i kishin mbetur, me qëllim që të mos mundej nga i ftohti. Kur u zgjua, i sfilitur, gjithmonë i kujdesshëm për të mos e ngritur kokën mbi llogoren, ishte hunda e tij ajo që e kuptoji e para se ajo do të ishte një ditë speciale.
Bruce e nuhati në ajër dhe për të parën herë në disa javë e ndeu të pastër. Era e keqe që kundërmonte nga kalbëzimi ishte zhdukur.
Edhe veshët në atë moment nisën të ishin të kujdesshme dhe vigjilente, për pasojë, kapiteni i ri anglez, i një njësie të Regjimentit Mbretëror të Warwickshire më në fund nuk dëgjoi asgjë. Asnjë ulërimë terrori, asnjë fishkëllimë plumbash, asnjë shpërthim, asnjë mitroloz drithërues.
Bruce mbeti i ngrirë, tërësisht i palëvizur, duke krahasuar identifikimin e tij me atë të burrave që qëndronin përreth tij.
Të gjithë e shikonin, duke pritur një sinjal të tijin, ose të paktën të paktën një konfirmim të tijin, që nuk ishin çmendur. Bruce identifikoi në sytë e tyre frikën e asaj heshtje dhe dyshimi se mos ishin në allucinacione, të lindura në mendjet e tyre, për të mundur frikën.
Kapiteni e dinte se u detyrohej një përgjigje burrave të tij, e dinte se duhej të përballej, më i ri se shumë të tjerë, me qëllim që ata të mos ndiheshin të tradhëtuar dhe braktisur. Morri kokoren, e vendosi atë mbi kokën e tij, pa shtuar asgjë që nuk e kishte për qëllim që ta bënte me shikimin e tij, u kthye dhe zbuloi sytë mbi llogore.
Për një moment u ndje i humbur në harresë. Besoi vërtetë se ishte viktimë i një mirazhi, që mbase edhe i ftohti mund t’i shkaktonte mendjes, sikurse i nxehti, ngrirja e sinuseve dhe katapultimi i njerësve në botën e pamundur. Sepse ai, Bruce besonte se ishte saktësisht kapiten në të pamundurën.
Toka e Askujt, sikurse kishin pagëzuar atë rrip prej 50 metrash që i ndante nga territori armik, i gjermanëve, ishte i boshatisur. Kufomat, të cilat deri mbrëmjen e mëparëshme ishin ngrirë pas asnjë varrosje, nuk ishin më.
Në anën tjetër të frontit, në buzë të kanaleve, ku ushtarët e Gjermanisë fshiheshin tashmë prej disa javësh, nisën të dukeshin, një e nga një, disa flakë, që në atë mëngjes pa diell dhe pa erë, nisën të shkëlqejnë duke ndriçuar ajrin.
Në fillim një, më pas një tjetër, pastaj shumë të tjera, të gjitha bashkë. Gjermanët vijuan të ndiznin qirinj, madje disa të tjerë mbërritën te pemët aty përreth, për t’i dekoruar.
Më pas, një zë i fortë dhe i errët intonoi një melodi dhe menjëherë shumë të tjera e ndoqën, duke i dhënë jetë një kori që Bruce nuk do ta harronte më kurrë. Gjermanët këndonin një këngë për Krishtlindje.
Kapitenit nuk iu desh as që të kthehej nga burrat e tij, që në atë moment ishin që të gjithë në këmbë përreth tij, pa helmeta dhe të paarmatosur. Të gjithë, pa provuar as detyrën dhe as nevojën për të kërkuar leje, iu përgjigjën të gjithë bashkë atij këndimi.
Të dyja trupat armike intonuan të njëjtën melodi, atë “Stille Nacht”, që në versioin anglez tingëllon si “Silent Night”- “Mbrëmje e heshtur”.
Për disa minuta, të cilat për Bruce ngjasuan si orë të tëra, të dy frontet armike u bashkuan nga ai kor i përbashkët, që vijonte të festonte Krishtlindjen në një vend dhe në një moment ku askush nuk do të kishte shpresuar ndonjëherë që të gjente një ngrohtësi si ajo që mund të provohet në shtëpinë e gjithësecilit. Pikërisht për këtë që si nga njëra anë edhe në tjetrën, u ulëritën me rradhë premtime armëpushimi dhe paqe.
Askush nuk dëshironte të qëllonte. Akoma të tmerruar, por të shtyrë nga besimi, një e nga një, ushtarët anglezë dhe ata gjermanë, dolën nga vendstrehimet e tyre luftarake duke bërë hapat e parë drejt Tokës së Askujt, njëra palë drejt palës tjetër.
U vunë përballë njëri tjetrit dhe në mes të rrugës, u panë dhe u njohën, jo më si rivalë, jo më si armiq, jo më ushtarë, u përqafuan ndonëse nuk ishin parë kurrë më parë, përveçse të fshehur pas tymit të ndonjë shpërthimi ose nëpërmjet dylibive të armëve.
Shkëmbyen sërish premtime të mos përballjes dhe të gjithë shkëmbyen dhurata me atë që kishin pranë. Fotografi ose cigare, gllënka rumi e whiskey, madje edhe kopsa të uniformave. Të gjithë ishin të gatshëm të ofronin diçka për mikun e ri. Për të parën herë në atë territory të ngrirë, u ndje një tingull të cilin asnjëri prej tyre nuk e dëgjonte prej shumë kohësh, një qeshje të thellë dhe të madhe që infektoi të gjithë burrat prezent, pavarësisht ngjyrës apo uniformës.
Ishte pikërisht gjatë këtyre festimeve që dikush nga baza gjermane hodhi një top futbolli të bërë prej leckash.
Ai objekt i çuditshëm, larg qënies sferike, përfundoi mes ushtarëve, të cilët fillimisht nuk patën guximin ta preknin.
Të gjithë e fiksuan, duke qëndruar të shtangur, duke pritur që këmbët e atyre që kishin më pranë të lëviznin të parat, të paafta për ti rezistuar tentacionit për të luajtur. Sytë u sfiduan, buzët iu nënshtruan buzëqeshjes, dhe mjaftoi që një gjerman i shëndoshë, më i dehur se të tjerët të godiste me majucë topin duke e palluar larg, për të nisur ndjekjen e tij.
Të gjithë i vrapuan nga pas atij topi prej lecke, duke ulëritur nga gëzimi, sikurse nuk bënin që nga koha kur kishin qenë fëmijë.
Nuk u krijuan skuadra, as porta dhe as kufij të fushës, aq më pak arbitra ose rregulla. Mund të vrapohej kudo, të gjuhej topi, të goditej dhe të gjëmohej deri në sfilitje.
Spontanish burrat u rreshtuan sipas ngjyrës së uniformave që mbanin veshur, por dy masa të ndryshme me futbollistë, njëra me 50 titullarë në fushë dhe tjetra me 70 nuk mund të konsideroheshin skuadra të barabarta.
Gjermanë dhe anglezë vijuan të godisnin topin sa nga njëra anë, sa nga ana tjetër e Tokës së Askujt deri në mbrëmjen e thellë dhe madje ndonjëri vijoi edhe pasi ato lecka ishin rrjepur plotësisht. Ndeshja përfundoi me fitoren e gjermanëve, me rezultatin 3-2, ose të paktën kështu shkruajtën disa prej ushtarëve në ditarët e tyre.
Vetë kapiteni Bruce nuk mori pjesë në atë ndeshje. Preferoi të ulej në buzë të fushës, duke shijuar spektaklin sikurse do të bënte çdo spectator, teksa rrëkëllente ndonjë gllënkë whiskey dhe dymoste një puro të ofruar nga një toger gjerman.
Nuk do t’i harronte kurrë ato momente. Arriti t’i konservonte sikurse shumë pak të tjerë ditën të bënin.
“Burri që fitoi luftën”, kështu kujtohet pas asaj eksperience dhe rrugës së ndërmarrë nga dizenjuesi humoristic, duke i dhënë jetë personazhit të njohur “Odl Bill”.
Kujtimi i një Ndeshje Paqe. Ndeshja e Paqes, ky ishte emri me të cilin u pagëzua në histori dhe hyri për të bërë pjesë në universin imagjinar, pavarësisht se të shumtë, mes tyre historianë dhe gazetarë, kontestuan ekzistencën. P
avarësisht debatit që vijon ende të jetë i hapur dhe i ndezur, shumë artistë kanë kanë preferuar të përballen me argumentin, secili me stilin e tij.
Në vitin 1983, në videoklipin e këngës së tij “Pipes of peace”, Paul Mçartney prezantoi një version romance.
Edhe kinemaja ka ditur t’i rezervojë një vend këtij evenimenti magjik. Në vitin 2005, regjizori francez Christian Carion rikrijoi faktet me precision historic në filmin e tij Joyeux Noèl – “Një e vërtetë e harruar”.
Më 11 Dhjetor 2014, asaj kohe presidenti i UEFA-s, Michel Platini, nderoi kujtimin duke inaguruar në Ploegsteert një monument në memorie të atyre ushtarëve futbollistë që vendosën të festonin Krishtlindjen e tyre.
Një frazë kjo e lexuar në ditarin e një prej ushtarëve gjermanë prezent, që edhe sot e kësaj dite mbetet ende një dëshmi e rëndësishme.
“Topi kishte zëvendësuar plumbat e fishekët, dhe pas kohëzgjatjes së një ndeshje futbolli, humanizmi kishte rimarrë tatëpjetën drejt barbarive”.
Premier League vendosi të kujtojë ata heronj nëpërmjet një video, në të cilën shtatëmbëdhjetë futbollistë të kampionatit anglez recitojnë disa vargje të një poeme në nder të tyre.
Ndërsa në Liverpool u bë diçka më shumë, duke gdhendur një skulpturë gjigande, e destinuar për të mbajtur gjallë gjithmonë atë moment, kur futbolli arriti të tregohet më i fortë se sa vetë lufta. Të paktën për një ditë. /Telesport/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...