Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të martë në stadiumin “Air Albania” eventin e rëndësishëm të lansimit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”. Një strategji që paraqet planin e FSHF-së për të adresuar zgjidhjen e sfidave komplekse që mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit me të gjithë aktorët në fushën e futbollit.
Të pranishëm në këtë event madhor dhe shumë të rëndësishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Drejtuesi i Qëndrueshmërisë në UEFA, Michele Uva, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Përfaqësuesi i UN Woman në Shqipëri, Michele Ribotta, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së për Shqipërinë, Fiona Mccluney, Ambasadori i FSHF-së për përgjegjësinë sociale, Jonid Ferhati si edhe përfaqësues klubesh, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, gazetarë, personalitete e legjenda të futbollit shqiptar, etj.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni u shpreh se strategjia “Ndërtimi i Urave Lidhëse Përmes Futbollit” është shumë i rëndësishëm për të sensibilizuar çdokënd që t’i bashkohet iniciativave të FSHF-së për të ndikuar më përmirësimin e jetës në përgjithësi. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi se nëpërmjet fuqisë që ka loja e futbollit, FSHF-së do të tentojë të bashkëpunojë me të gjithë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie.
“Faleminderit që keni ardhur sot në këtë ceremoni të prezantimit të strategjisë së FSHF-së, që emërtohet ‘Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit’. Që futbolli është loja më e bukur në botë, kjo nuk ka asnjë diskutim dhe çdo ditë e më shumë futbolli po bëhet ndikues edhe në përmirësimin e jetës. Për këtë jemi këtu sot në këtë ceremoni kaq të madhe, për të sensibilizuar çdokënd që t’i bashkohet iniciativave tona dhe strategjisë sonë për të ndikuar më përmirësimin e jetës në përgjithësi.
Dy janë çështjet kryesore të njerëzimit sot: përmirësimet mjedisore dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Përmes kësaj strategjie ne jemi munduar që të bëjmë një program të përcaktuar me objektiva të qarta për të realizuar dhe për të ndihmuar në përmirësimin e këtyre çështjeve.
Federata e Futbollit ka bërë vazhdimisht aktivitete me përgjegjësi sociale. Dhe përmes këtij aktiviteti sot, ne duam që të sensibilizojmë shoqërinë shqiptare që t’ bashkohet iniciativës tonë.
Kjo strategji quhet “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” sepse ne, nëpërmjet fuqisë që ka loja do të tentojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor, aktor e shoqatë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie. Nuk jam i sigurt nëse do të fitojmë me Italinë apo nëse do të kalojmë grupin në Europian, por jam më se i sigurt që do të realizojmë dhe do të tejkalojmë çdo objektiv që i kemi vënë vetes dhe do të ndikojmë fuqishëm për të bashkuar të gjithë faktorët në përmirësimin e jetës përmes futbollit” tha ndër të tjera Aramand Duka.//ss
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...