Ndërron jetë kapiteni legjendar i Manchester United

17:25 | 23 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Futbollisti legjendar i Manchester United, Maurice Setters ka vdekur në moshën 83-vjeç.

Ai filloi karrierën në Exeter në vitin 1954, para se të transferohej në VBA sezonin vijues dhe ,me skuadrën e re luajti deri në vitin 1960.

Më pas u transferua në Manchester United, për të cilin luajti deri në vitin 1965. Bëri 194 paraqitje për “djajtë e kuq”. Më vonë luajti për Stoke, Coventry dhe Charlton.

Ai e përfundoi karrierën e tij në 1970 dhe ishte trajner i Charlton nga 1971 në 1974.

Ai udhëhoqi Sheffield Wednesday për një sezon dhe ishte asistent në Rotherham dhe ekipin kombëtar të Republikës së Irlandës.

Ai u bë i famshëm si një futbollist në Manchester United, ku ishte kapiten për dy vjet, ndërsa fitoi Kupën e FA në vitin 1963. Ishte shoku më i mirë i Bobby Charlton.

Të ngjashme