Ndërron jetë babai i të dashurës së Cristiano Ronaldos

16:28 | 1 Shkurt 2019
Arbresh Info

Babai i partneres së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka ndërruar jetë dhe modelja tani do të rikthehet në Argjentinë për të ngushëlluar familjen.

Babai i saj Jorge Eduardo Rodriguez Gorjon kishte 70 vjeç dhe vdiq nga një sëmundje të cilën e kishte vërejtur dy vite e gjysmë më parë, transmeton portali arbresh.info.

Ai ishte një trajner futbolli në Argjentinë dhe në Spanjë gjithashtu.

Hola raporton se babai i Rodriguezit nuk është më gjallë dhe ajo tani është duke udhëtuar te Buenos Aires për të qëndruar afër familjes së saj në këtë kohë të vështirë./arbresh.info/

Të ngjashme