Ndërroi jetë ish gjyqtari i mirënjohur Ramadan Hoxha.
“Lajmi për vdekjen e z. Ramadan Hoxhës na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.
Ramadan Hoxha ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës sidomos në ndarjen e drejtësie që nga pavarësimi e sidomos në edukimin e gjyqtarëve të rinj. Ndaj, do të kujtohet gjithmonë me pietet, si njeri dhe gjyqtar i shkëlqyeshëm dhe një shok e mik i mirë, i dashur e i respektuar ku do që ai u gjend nga të gjithë. Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, por ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni ashtu sa më lehtë”, shpreh ngushëllime Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së. /Arbresh.info
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...