Ndeshja në kuadër të Carabao Cup mes Burtonit dhe Bournemouthit është shtyrë tri herë për shkak se reflektorët e mëdhenj në stadiumin Prielli u ndalën.
Incidenti i parë ndodhi në minutën e 53′ dhe fusha ishte e gjitha e errësuar derisa skuadra nikoqire ishte duke udhëhequr për 1 me 0 ndaj asaj nga Premierë Liga, transmeton portali arbresh.info.
Pas një ndërprerje të shkurtër të lojës, dy skuadrat eventualisht u rikthyen në fushë por vetëm dy minuta më pas reflektorët u fikën sërish në minutën e 63′.
Bournemouth ka shfrytëzuar llogarinë e tyre në rrjetin social Twitter duke shkruar gjithashtu në lidhje me incidentin: “Reflektorët zgjatën dy minuta. Ata u fikën sërish”
Loja ri-vazhdoi tetë minuta më vonë ndërkohë që skuadra e mysafire nisi edhe talljet me anë të rrjete sociale duke shkruar.
“Në rregull, ato u rikthyen sërish. Shpresojmë që të zgjasin më shumë në mënyrë që ne të gjejmë golin e rikthimit”
Sidoqoftë, Burtoni doli fitues ndaj Bournemouthit me golin e shënuar nga Sarkic në minutën e 14′./arbresh.info/
(Shikoni duke klikuar këtu disa pamje nga ndeshja)
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...