Ndërpritet përfundimisht Ligue 1, PSG e merr titullin

14:22 | 30 Prill 2020
Arbresh Info

Klubet franceze pas mbledhjes së mbajtur sot (e enjte) kanë vendosur që përfundimisht sezoni të ndërpritet.

Sipas L’Equipe, PSG do të shpallet kampion i Francës, sepse ishte në pozitën e parë në tabelë, transmeton portali arbresh.info.

Kurse, “Parisienët” se bashku me Olympique Marseille dhe Rennes do të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, derisa Lille, Reims dhe Nice do jenë pjesëmarrës në Evropa Ligë.

Këto vendime kanë qenë të rënda për Ameins dhe Toulouse sepse kanë rënë në ligën e dytë të Francës.

Pritet të shihet nëse do ndërpriten edhe ligat e tjera evropiane./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme