Ndërpritet ndeshja WBA-Wolves për disa minuta, shkak dhuna mes tifozëve

15:20 | 28 Janar 2024
D.H

Ndërpritet derbi WBA-Wolves, përballja e raundit të 1/16-ve në FA Cup. “Ujqit” po kryesonin 0-2 kur 9 minuta përpara fundit plasi sherri mes tifozëve.

Në dy sektorë të ndryshëm nisi përplasja mes tifozëve, teksa u futën edhe forcat policore, të cilët nuk i kursyen goditje me shkopa gome ndaj tifozëve.

Edhe pse nuk janë skuadra të të njëjtit qytet, duelet mes West Bromich Albion dhe Wolves kanë qenë gjithmonë të zjarrta dhe të tensionuara.

Të ngjashme