Ndërpritet derbi madrilen, Benzema goditet me qëllim në kokë

21:22 | 18 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit është goditur fortë në kokë nga sulmuesi i Atleticos.

Në derbin madrilen ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit ka ndodhur diçka jo e zakonshme, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Angel Correa ka goditur me top me gjithë energjinë e tij francezin Karim Benzema derisa sulmuesi i ‘Los Blancos’ ishte i shtrirë.

Pas ndërhyrjes nga Juanfrang, Karim Benzema u rrëzua në tokë dhe më pas Correa shpreu zhgënjimin e tij duke goditur fortë 29-vjeçarin me top.

Marcelo dhe Sergio Ramos si dhe trajneri Zinedine Zidane reaguan ashpër duke bërë që takimi të ndërpritet për disa sekonda.

Sidoqoftë, futbollisti i Atletico Madridit nuk u ndëshkua nga gjyqtari David Fernandez Borbalan dhe ndeshje vazhdoi.

Karim Benzema u ngritë sërish në këmbë por vështirë se mund të gjej portën tani./arbresh.info/

Të ngjashme