Negociatat midis Interit dhe Romës për shkëmbimin e Edin Dzekos me Alexis Sanchezin duket se janë ndërprerë.
Bisedimet u zhvilluan më intensive të enjten dhe të premten me drejtorin e Romws Tiago Pinto qw ishte në Milano për të diskutuar situatën me shefin e Interit, Piero Ausilio.
Sidoqoftë, Tiago Pinto fluturoi përsëri në Romë të premten në mbrëmje dhe u pyet për situatën nga Sky Sport Italia.
“Do të flas kur të mbyllet afati kalimtar”, ishte përgjigjja e tij.
Raportohet se negociatat kanë ndalur, sepse Interi nuk pranoi të paguante 3 milionë euro shtesë të kërkuara për pagën e Dzekos. /Gazeta Express/
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës