Ndërprehet gara tek Ura e Fshejtë, flasin organizatori dhe kryetari i klubit

19:33 | 19 Korrik 2020
Arbresh Info

Sot (e diele) kishte plan të zhvillohej gara tradicionale tek Ura e Fshejtë.

Në këtë garë parashihej të merrnin pjesë 14 kërcimtarë që do hidheshin nga ura, kurse gjashtë të tjerë në stilin dallëndyshe.

Mirëpo, shkaku i mosrespektimit të distancës nga shikuesit, policia urdhëroi ndërprerjen e garës.

Të palumtur me vendimin e policisë ishin personat që do të hidheshin nga ura, të cilët nuk e dëgjuan policinë dhe vazhduan me hedhjet.

Organizuesi i kësaj gare për arbresh.info, tha se vendimi ishte I arsyeshëm, shkaku që s’kishte distancë.

“Vendimi ishte i arsyeshme, por nga ana jonë, distanca ishte normale, por andej s’kishte distancë, kemi bërë mundi të madh për organizimin e kësaj gare, e cila është 70-vjetori, por policia e ndaloj garën”, tha fillimisht organizuesi.

Ndërsa, i pyetur për hedhjen e kërcimtarëve nga ura, pavarësisht vendimit të policisë që i ndalonte, ai deklaroi se i presim me padurim këto gara, andaj të gjithë u hedhen nga ura.

“Adrenila e madhe, shkaku që i presin një herë në vit kësaj gare, mos pëlqimi i tyre dhe provova t’i ndaloj, por s’kishte efekt”, shtoi ai.

Kurse, kryetari i klubit, Florid Gashi për arbresh.info, tha se do ishte më mirë nëse policia do kalonte nga ana tjetër dhe t’i shpërndante shikuesit në vend se ta mbyllte garën.

“Mirë do ishte nëse do i largonin dhe të mbahej kjo garë, mos me u shty për një afat tjetër, ka mujt me u majtë gara nëse ishin larguar shumica prej shikuesve”, fillimisht deklaroi ai.

Ai tutje shtoi që mos dëgjimi i policisë ishte gjest i pahijshëm, por ata nuk arritën ta pranonin këtë vendim dhe filluan hedhjet.

“Nuk ishte e hijshme, shkaku që të gjithë kishin dëshirë më kërcye, por ata nuk mund të përmbaheshin rregullave dhe vendosën të kërcenin”, theksoi Gashi.

Mbetet të shihet nëse do mbahet përsëri këtë vit kjo garë ose do zhvillohet në vitin e ardhshëm./E.Bytyqi/arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme