Juan Cuadrado për pak sa nuk shkaktoi një përleshje në fushë mes Kolumbisë dhe Argjentinës, pasi bëri një ndërhyrje të shëmtuar ndaj Lionel Messit në ndeshjen hapëse të Grupit B në Kupën e Amerikës.
Kolumbia e mposhti 2:0 Argjentinën në ndeshjen hapëse të Grupit B të Kupës së Amerikës, të shtunën pasmesnatës.
Golat nga Roger Martinez dhe Duvan Zapata e tronditen Argjentinën e Lionel Messit duke ia zbehur shpresat për një triumf të mundshëm në këtë garë për herë të parë që prej vitit 1993, raporton Gazeta Express.
Por, atëherë kur rezultati ishte baras 0:0 pas një ore lojë, ylli i Juventusit Cuadrado bën një ndërhyrje të ashpër në Messin dhe shpëton vetëm me karton të verdhë. Cuadrado dështon t’ia marrë topin yllit të Barcelonës në dy tentime radhazi, para se ta hedhë në dysheme.
https://twitter.com/FrenkieStats/status/1136794113771286528
Martinez shënoi një gol fantastik në minutën e 72-të, i cili pritej të vinte nga çasti në çast gjithsesi, para se Zapata ta vuloste fitoren e Kolumbisë pasi erdhi nga banka rezervë tre minuta para fundit të ndeshjes.
Edhe pse Argjentina dominoi në pjesën e dytë, Kolumbia ishte tepër e fuqishme për Messin me shokë.
Kolumbia është lidere me tri pikë, ndërsa Argjentina e fundit pa pikë në Grupin B. Pa pikë janë edhe Paraguai dhe Katar, por këtu të dyja ende nuk e kanë zhvilluar asnjë ndeshje në grup. /Gazeta Express/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës