Ndërhyrja e rëndë ndaj Kouame, merret vendimi për Lukakun

16:49 | 12 Dhjetor 2023
D.H

Ndërhyrja e ashpër ndaj Kouame, bëri që Romelu Lukaku të merrte kartonin e parë të kuq në karrierë, duke lënë Romën me 9 futbollistë për më shumë se 10 minuta në ndeshjen ndaj Fiorentinës.

Sulmuesi belg u ndëshkua me të kuq direkt, për intensitetin dhe ashpërsinë e ndërhyrjes, megjithatë ai është dënuar me vetëm një javë pezullim nga ana e Gjykatës Sportive.

Ndonëse te Roma i trembeshin një dënimi më të gjatë, sulmuesi belg do të mungojë vetëm në ndeshjen e fundjavës ndaj Bolognës, për t’u rikthyer më pas në sfidën ndaj Napolit, më 23 dhjetor në “Olimpico”.

Ndërkohë Mourinho do të duhet të bëjë llogaritë me mungesat e shumta ndaj Bolognës, pasi krahas Lukakut të pezulluar, do të mungojnë edhe Dybala e Azmoun të lënduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme