Paris Saint Germaini ka pësuar disfatën e parë sezonale pasditen e sotme (e shtunë).
Lideri francez i Ligës 1 ka pësuar disfatën e parë sezonale në ndeshjen e xhiros së 16-të të zhvilluar si mysafirë në stadiumin Stade de la Meinau, shkruan portali arbresh.info.
RC Strasbourgi i udhëhequr nga Thierry Laurey ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2 me 1 skuadrën me sulmin “vdekjeprurës” të trajnerit spanjoll Unai Emery. Sulmuesi qendror Nuno Da Costa realizoi golin e epërsisë me kokë në minutën e 13′, por parisienët barazuan shifrat për 1 me 1 përmes Kylian Mbappes tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Megjithatë, pas më shumë se një ore lojë, Strasbourgi sulmoi sërish mysafirët duke realizuar për 2 me 1 në minutën e 65′. Sulmuesi francez Stephane Bahoken shënoi gol të bukur pas asistimit nga autori i golit të parë – Nuno Da Costa.
Paris Saint Germain vazhdon qëndrimin në pozitën e parë me 41 pikë, dhjetë më shumë se Olympiacos në pozitën e dytë, ndërsa Strasbourgu qëndron në pozitën e 14-të me vetëm 18 pikë./arbresh.info/
Shikoni golat:
https://streamable.com/72inw
https://streamable.com/6nj6p
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...