Google ADS

Ndalet loja në min 10-të për nder të Eriksenit

18:29 | 17 Qershor 2021
KRG

Christian Eriksen është nderuar nga të gjithë tifozët dhe Kombëtaret e Danimarkës dhe Belgjikës.

Po rridhte minuta e 10 e takimit kur topi u dëbua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen, shkruan lajmi.net.

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.

Ndeshja vazhdoi pas nderimit për mesfushorin danez, Danimarka po avancon ndaj Belgjikës me golin e Poulsen./lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme