Wolfsburgu i ka shkaktuar barazimin e parë sezonal kampionit të Gjermanisë në Allianz Arena.
Bayern Munichu ka humbur pikë në ndeshjen e xhiros së gjashtë në Bundesliga të zhvilluar si nikoqir kundër Wolfsburgut duke barazuar me rezultat 2 me 2, shkruan portali arbresh.info.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në favor të “Bavarezëve”, të cilët siguruan një epërsi prej dy golave përmes Robert Lewandowskit (33′ pen) dhe Arjen Robben (42′), por gjithçka ndryshoi pas pushimit.
Mesfushori Maximilian Arnold realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 56′ para se Daniel Didavi të barazonte për 2 me 2 në minutën e 83′ pas asistimit nga Paul Veraeg.
Skuadra e Carlo Ancelottit tani qëndron në pozitën e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmundi në krye të tabelës./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...