Ndajnë pikët Malisheva dhe Dukagjini

15:08 | 12 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Ka përfunduar ndeshja me rezultat 2-2 mes Malishevës dhe Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, ku Ergyn Ahmeti shënoi dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe plotë tre gola tjerë.

Agron Bruqi i Malishevës barazoi rezultatin në minutën e 58-të, ndërsa Kryeziu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 62-të.

Për rezultatin përfundimtar 2-2 u përkujdes Bujar Shabani i cili realizoi gol në minutën e 65-të.

Pas kësaj ndeshje, Dukagjini ngritet për një pozitë, në vendin e tetë me 18-të pikë, ndërsa Malisheva në vendin e shtatë me një pikë më shumë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme