Pak orë pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, përfaqësuesja Italiane ka shkuar në Shkodër, ku nuk ka zhvilluar stërvitje, por vetëm konferencën e fundit për shtyp në prag të ndeshjes të së hënës.
Trajneri i tyre Gian Piero Ventura në deklaratat e tij ka paralajmëruar këdo se axurrët do të zbresin në fushë për të fituar, që të sigurojnë kreun e skuadrave të playoff-it.
“Është hera e parë që Italia vjen në Shqipëri dhe më pëlqen që jam pjesë e këtij momenti historik. Ne kemi ende objektiva dhe duhet të mbetemi kokë grupi në play-offin e ardhshëm”.
“Për sa i përket Cristian Panuccit, mund të them që kjo nuk dot ë jetë një përballje mes tij dhe Venturës, por një përballje mes Italisë dhe Shqipërisë. Pres një hap përpara, në krahasim me pjesën e dytë ndaj Maqedonisë. Duhet të shkojmë dhe të kalojmë fazën e Play Off”, u shpreh Ventura.
Nëse është hera e parë për përfaqësuesen Italiane që vjen në Shqipëri, nuk është e njëjta gjë për kapitenin e axurrëve, Gianluigi Buffon.
“Do jetë kënaqësi të jem këtu, pasi herën e fundit isha këtu në 1995 kur luaja me Parmën kundër Teutës. Pas 22 vjetësh kthehem dhe e gjej Shqipërinë në gjendje të mirë. Ky është një vend që përcjell pozitivitet, një vend që po zhvillohet jo vetëm në futboll”, tha Buffon. /TCh/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...