Ndahen çmimet e vitit në Itali, dominon Interi si kampion në fuqi

09:33 | 3 Dhjetor 2024
D.H

Gjatë mbrëmjes së kaluar është mbajtur Gran Galà del Calcio 2024, ku dhurohen çmimet më prestigjioze në futbollin italian.

Ngjajrja është mbajtur në qytetin e Milanos dhe të gjithë fituesit janë zgjedhur nga anëtarët e Shoqatës së Lojtarëve të Italisë (AIC).

Padyshim se çmimet kryesore i fitoi kampioni në fuqi i Italisë, Interi.

Interi u shpall klubi më i mirë i vitit si dhe Simone Inzaghi fitoi çmimin e trajnerit më të mirë.

Formacioni i vitit i Serie A përfshinte dy lojtarë që janë larguar nga Seria A, përkatësisht mbrojtësi i Arsenalit, Riccardo Calafiori dhe sulmuesi i Manchester United, Joshua Zirkzee, të cilët luajtën për Bolognën sezonin e kaluar.

Lautaro Martinez u emërua ‘Lojtari i Vitit’ pasi ndihmoi Interin për të fituar titullin dhe fitoi gjithashtu çmimin ‘Capocannoniere’ me 24 gola.

Siç pritej, Lautaro Martinez u emërua ‘Lojtari i Vitit’ pasi ndihmoi Interin për të fituar titullin dhe fitoi gjithashtu çmimin ‘Capocannoniere’ me 24 gola.

Formacioni i vitit i Serie A përfshinte dy lojtarë që janë larguar nga Seria A, përkatësisht mbrojtësi i Arsenalit, Riccardo Calafiori dhe sulmuesi i Manchester United, Joshua Zirkzee, të cilët luajtën për Bolognën sezonin e kaluar.

Lojtari i vitit: Lautaro Martinez (Inter)

 

Lojtari i vitit: Lautaro Martinez (Inter)

Formacioni i vitit: Sommer (Inter); Bellanova (Torino/Atalanta), Bastoni (Inter), Calafiori (Bologna/Arsenal), Dimarco (Inter); Barella (Inter), Calhanoglu (Inter), Koopmeiners (Atalanta/Juventus); Zirkzee (Bologna/Man United), Lautaro Martinez (Inter), Thuram (Inter)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme