NBA ka filluar sezonin e ri tash e dy ditë, gjatë natës së mbrëmshme ka pasur mjaft duele të forta dhe interesante.
Vlen të theksohen fitoret e Dallas Mavericks, Miami Heat e Clevland Cavaliers dhe Boston Celtics në ndeshjet më kryesore të natës, shkruan Arbresh.info.
Dallasi në krye me sllovenin Luka Doncic ka arritur të fitojë duelin e parë të sezonit ndaj San Antonio Suprs në udhëtim me rezultat 126-119.
Vlen të theksohet se ylli i Dallasit dhe Sllovenisë, Luka Doncic pati performancë të jashtëzakonshme duke arritur shifra magjike triple-double, prej 33 pikë, 13 kërcime dhe 10 asistime.
Nënkampioni në fuqi Miami Heat ka arritur të shënoj fitore të ngushtë 103-102, ndaj Detroit Pistons.
Dy lojtarët kryesorë në suksesin e parë të Miamit kanë qenë Bam Adebayo me 22 pikë e 8 kërcime që shtoi dhe 3 asiste dhe padyshim Jimmy Butler luajti me double-double prej 19 pikëve dhe 13 kërcimesh.
Edhe Clevland Cavaliers arritën fitore të ngushtë ndaj Brooklyn Nets me rezultat 114-113.
Kurse skuadra e Boston Celtics ka arritur të fitojë në New York, me rezultat 108-104.
Tandemi Tatum-Porzingis shkëlqyen ndaj ekipit të New York Knicks, ku i pari realizoi 34 pikë, 11 kërcime dhe bëri katër asistime, ndërsa Porzinigis luajti me 30 pikë e 8 kërcime.
Ndërsa këto janë të gjitha rezultatet e 12 ndeshjeve të mbrëmshme:
View this post on Instagram
/Arbresh.info/
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media