Humbjen “in extremis”, falë një trepikëshi të Anthony Davis, në ndeshjen e dytë të serisë së finales së Perëndimit, Denver Nuggets e kompensuan në sfidën e tretë përballë Los Angeles Lakers me suksesin 114-106.
Në katedër, në këtë përballje, u ngjit Jamal Murray, vendimtar për skuadrën nga Colorado me 28 pikë, 8 “rebound” dhe 12 asistime, ndërsa Nikola Jokic dha ndihmën e tij me 22 pikë, 10 rikuperime e 5 asistime, pa harruar 26 pikët e Jerami Grant, i cili i hapi shumë probleme gjatë gjithë takimit skuadrës kaliforniane.
Lakers-ave nuk u mjaftoi “triple double” i LeBron James, me një nga basketbollistët më të mirë të historisë së NBA-së që e mbylli ndeshjen me 30 pikë, 10 “rebound” dhe 11 asistime.
Pas një periode të parë të ekuilibruar, Nuggets morën epërsinë në 12-minutëshin e dytë, duke shkuar deri +18 pikë në mesin e saj. Për skuadrën nga Colorado dhanë kontribut të madh nga stoli Monte Morris dhe Michael Porter Jr.
Sidoqoftë, Lakers arritën ta ngushtonin deri -5 pikë diferencën në fillim të periodës së tretë, por Denveri reagoi shpejt duke e rritur ritmin dhe 10 minuta e gjysmë para fundit shkoi +20 pikë (97-77). Sfida dukej e mbyllur, por falë një Rajon Rondo shumë aktiv në mbrojtje, brenda pesë minutave lojë Lakers u kthyen në -3 pikë, 98-101. Sidoqoftë, Nuggets arritën edhe një herë të rigrupoheshin dhe të zmbrapsnin sulmet e LeBron me shokë.
Jamal Murray, në dy minutat e fundit, shënoi dy trepikësha të rënda, një prej të cilëve në anësore, çka i dhanë mundësi Denverit të siguronte fitoren e parë të serisë finale (2-1 për Lakers), duke e bërë edhe më të ashpër këtë duel të dy skuadrave më të mira të Perëndimit./SS/
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...