NBA merr vendimin historik, basketbollistët do të lejohen të konsumojnë kanabis

16:02 | 27 Korrik 2023
KRG

NBA ka marrë një vendim, duke hequr marijuhanën nga lista e substancave të ndaluara, duke lejuar përdorimin e saj nga basketbollistët.

Vendimi i marrë që në prill hyri në fuqi nga korriku i këtij viti. Kështu, nuk do të ketë me gjoba, kontrolle apo dënime për lojtarët që përdorin marijuhanë.

Ai që bindi komisionerin Adam Silver të marrë këtë vendim ishte basketbollisti Kevin Durant.

Papritur, ai u kthye në një avokat mbrojtës të të gjithë atyre që përdorin marijuanë, duke mbrojtur këtë kauzë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme