Ishte mbrëmja e Nikola Jokicit. 26-vjeçari serb rezultoi protagonist absolut në fitoren e Denver Naggets në parketin e Milwaukee Bucks 97-128.
“Triple-double” për yllin e skuadrës nga Colorado, e nënta që nga nisja e sezonit, e 50-ta në karrierë. Ndeshje e jashtëzakonshme për Jokic, që ishte më i miri mbi parket me plot 37 pikë, 11 asiset e 10 “rebound”.
Një përballje që nuk u vu kurrë në diskutim nga Nuggets, me Bucks gjithmonë në ndjekje të rivalit, por pa mundur ta arrinin atë.
Jokic fitoi dyelin e “yjeve” ndaj Giannis Antetokounmpos, 27 pikët e të cilit ishin shumë pak për të shmangur humbjen se skuadrës që është e treta në Konferencën e Lindjes.
Phoenix Suns iu imponuan 114-104 Los Angeles Lakers, duke i parakaluar kalifornianët në renditje në Konferencën e Perëndimit. Bëhet fjalë për suksesin e tetë në 10 sfidat e fundit për skuadrës nga Arizona, që po rezulton surpriza e këtij sezoni. Konfirmohet periudha negative e Lakers, të cilëve nuk u mjaftuan 38 pikët e “mbretit” James. Më i miri për Suns rezultoi Saric me 21 pikë.
Bien Lakers e të njëjtën gjë bëjnë edhe Clippers. Në mungesë të Kawhi Leonard, skuadra tjetër kaliforniane u mposht 117-112 nga Boston Celtics, për të cilët ishte suksesi i tretë radhazi.
Kemba Walker la shenjën e tij me 24 pikë, duke qenë lideri i skuadrës së Bostonit, që duket se e ka kaluar krizën e muajve të fundit. Përballja u vendos në periodën e fundit, me Clippers që u dorëzuan edhe pse kishin shënuesin më të mirë të sfidës, Paul George, që realizoi në total 32 pikë. /SS/
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...