LeBron James e tha fjalën e tij, por Cleveland Cavaliers u dorëzuan sërish para Boston Celtics në “TD Garden”.
I mahnitshëm 31-vjeçari me “triple double”: 42 pikë, 12 asite dhe 12 rikuperime, por magjia e “Mbretit” James sërish nuk mjaftoi para skuadrës më të titulluar në historinë e NBA. Celtics triumfuan 107–94 edhe ndeshjen e dytë të serisë finale në Konferencën e Lindjes dhe tashmë shkojnë më moralin e duhur në dy përballjet e radhës që do të zhvillohen në “Quicken Loans Arena” të Clevelandit.
Cavaliers imponuan ritmin e tyre gatë pjesës së parë, sidomos në periodën e dytë, duke krijuar një diferencë prej 11 pikësh, me tabelën elektronike që tregonte shifrat 44-55. James bënte detyrën për miqtë, por Bostoni, edhe pa Irving, arriti të ringrihej gradualisht falë forcës së grupit dhe ndihmesës së padiskutueshme që dhanë lojtarët e stolit, duke marrë avantazhin në fund të periodës së tretë, për të fituar në fund me 13 pikë epërsi.
Brown (23), Rozier (18), Horford (15), Marc Morris (12), Smart (11) e Tatum (11), janë plot 6 basketbollistë të Celtics që shënuan mbi 10 pikë, ndërsa në radhët e Cavs James nuk u ndihmua sa duhet nga shokët e skuadrës, me Kevin Love që shtoi 23 pikë, ndërsa Korver vetëm 11 pikë.
Finalistët e sezonit të kaluar do të kenë nevojë ndoshta për një forcë të mbinatyrshme për të përbysur avantazhin e dyfishtë të serisë të Celtics, por me jashtëtokësorin James në organikë, e pamundura nuk ekziston./SS/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë