Google ADS

NBA: James shkëlqen nw fitoren e Lakers kundër Portlandit

15:02 | 25 Gusht 2020
A. B.

Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks janë vetëm një fitore larg kalimit në fazën tjetër të play off në NBA.

Kalifornianët dhe skuadra Winconsin fituan edhe përballjet e 4-ta respektivisht ndaj Portland Trail Blazzers dhe Orlando Magic me shifrat 135-115 dhe 121-106 dhe tashmë kryesojnë seritë në Perëndim dhe në Lindje 3-1 me ndeshje.

Mbreti James me 30 pikë 6 rebound dhe 10 asiste dhe i përhershmi Giannis Antetokounmpo me 31 pikë, 15 rebound dhe 8 asiste ishin ata që udhëhoqën Lakers dhe Bucks drejt fitoreve të radhës. U kualifikua në gjysmëfinalet e Lindjes Miami Heat që fitoi edhe sfidën e 4-t ndaj Indiana Pacers me rezultatin 99-87.

Ndërkohë barazoi 2-2 serinë Oklahoma City Thunder që fitoi edhe ndeshjen e 4-t ndaj me rezultatin e ngushtë 117-114 për meritë të dyshes së zakonshme Denis Schorder-Chris Paul.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme