Fitore në kohën shtesë për Los Angeles Lakers ndaj Denver Nuggets falë dyshes magjike LeBron James-Anthony Davis.
Mbreti James ishte thjeshtë fenomenal në këtë suksesin 120-116 të kalifornianëve në transfertën e Pepsi Center në Colorado. 32 pikë 12 rebound dhe 14 asiste ishin shifrat e LeBron që regjistroi një tjetër triple-double.
Një paraqitje mbresëlënëse dhuroi edhe Anthony Davis autor i 33 pikëve dhe 10 rikuperimeve poshtë tabelës. Për LA Lakers kjo ishte fitorja e 41-të sezonale në 53 takime.
Me Luka Doncic Dallas Mavericks është një tjetër skuadër. Teksanët u rikthyen te fitorja pasi mposhtën në American Airlines Center me rezultatin 130-111 Sacramento Kings. Slloveni Doncic e mbylli sfidën me 33 pikë 12 rebound dhe 8 asiste duke qenë padisktuim lojtari më i mirë mbi parket për Mavericks.
Për të kthyer me këmbë në tokë Toronto Raptors dhe për t’i shkaktuar humbjen e parë pas 15 fitoresh rresht skuadrës kaliforniane mendoi Brooklyn Nets që mposhti kampionët në fuqi të NBA me rezultatin 101-91.
Serge Ibaka dhe VanVleet realizuan të dy sëbashku 50 pikë për Raptors por kjo nuk mjaftoi pasi loja në grup e Nets bëri diferencën në këtë duel. Humbja e 4-t rresht për Golden State Warriors që u mposht edhe nga Phoenix Suns me rezultatin 112-106.
Më i miri mbi parket në këtë duel ishte Andrew Wiggins prurja e re e Golden State por që gjithsesi nuk arriti të evitonte humbjen e skuadrës nga San Francisco. /SS/
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...