NBA: Harden e udhëheq Brooklyn Nets drejt fitores së radhës

11:11 | 18 Mars 2021
A. B.

Në përballjen e madhe të Konferencës së Lindjes në NBA mes Milwaukee Bucks dhe Philadelphia 76ers skuadra Wisconsin mundi të triumfonte pas kohës shtesë me rezultatin përfundimtar 109-105.

Vendimtar në këtë sukses i zakonshmi Giannis Antetokounmpo, i cili arriti numër dyshifror në dy aspekte të lojës, duke shënuar 32 pikë dhe kontrolluar plot 15 topa.

Fitore befasuese 110-117 e Cleveland Cavaliers përballë Boston Celtics. Skuadra nga Ohio triumfoi falë liderit të saj, Collin Sexton, që shënoi 29 pikë, pa harruar edhe 25 pikët e Darius Garland.

Të papërmbajtshëm Brooklyn Nets, që nën lidershipin e James Harden, iu imponuan 115-124 Indiana Pecers. Në “Bankers Life Fieldhouse” të Indianapolisit “Mjekroshi” i famshëm i NBA dhuroi spektakël duke realizuar “triple-double”: 40 pikë, 10 “rebound” dhe plot 15 asiste. Për Nets-at ky ishte suksesi i 28-të gjatë sezonit të rregullt, që i ngjit në krye të Konferencës së Lindjes, duke zhvendosur në vendin e dytë 76ers.

Një kosh i Ja Morant vetëm një sekondë para rënies së sirenës për përfundimin e takimit u dha fitoren Memphis Grizzlies përballë Miami Heat në fund të një sfidë shumë të luftuar. 85-89 ishte rezultati përfundimtar në favor të Grizzlies, falë realizimit të dy gjuajtjeve të lira në limit.

Në takimin e fundit të mbrëmjes skenën e rrëmbeu Luka Doncic, falë të cilit Dallas Mavericks mposhtën lehtësisht Los Angeles Clippers 89-105. Talenti slloven e mbylli takimin me plot 42 pikë, 6 “rebound” dhe 9 asiste.

Rezultatet:

Toronto Raptors – Detroit Pistons 112-116

Brooklyn Nets – Indiana Pacers 124-115

Milwuakee Bucks – Philadelphia 76ers 109-105

Sacramento Kings – Washington Wizards 121-119

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers 110-117

San Antonio Spurs – Chicago Bulls 106-99

Golden State Warriors – Houston Rockets 108-94

Charlotte Hornets – Denver Nuggets 104-129

Miami Heat – Memphis Grizzlies 85-89

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme