Golden State fiton 106 – 119 ndaj Houstonit përpalljen e parë të serisë finale në Konferencën e Perëndimit, duke hedhur një hap të parë të rëndësishëm drejt finales së madhe për t’u konfirmuar skuadra kampione e NBA.
Një përplasje titanësh në “Toyota Center”, aty ky për vendasit ishte e pamjaftueshme superperformanca e James Jarden, që e mbylli takimin me 41 pikë, 7 asiste dhe 4 rikuperime. Kundërpërgjigjet për Warriors Kevin Durant me 37 pikë, ndërsa Klay Thompson shtoi edhe 28 pikë të tjera për skuadrën nga Oakland.
Një grusht i rëndë apo “Knockdown” i parë për skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt, që u dënua nga individë të veçantë të Warriors në momentet delikate të sfidës. Basketbollistët që drejtohen nga Steve Kerr ishin shumë të kujdeshshëm në qarkullimin e topit, duke e humbur në vetëm 9 raste gjatë ndeshjes, ndërsa në kundësulm rezultuan thuasje gjithmonë vrastarë.
Në fakt, pjesë e para u mbyll në ekulibër të plotë, me tabelën ekletronikë që tregonte të njëjtat shifra për të dyja skuadrat, 56–56.
Në fund të periodës së tretë Warriors krijuan një avantazh prej 7 pikësh 80-87, falë rezultatit të pjesshëm 31-24, diferencë që shkoi 16 pikë në fillim të periodës së fundit. E pamundur për Rockets që të përmbysnin rezultatin në minutat e fundit, me Warriors që triumfuan me 13 pikë diferencë.
Me këtë sukses në parketin e Houston Rockets Golden State ka fituar të paktën një ndeshje në transfertë në 18 seritë e fundit play off, një rekord ky për skuadrën kaliforniane, që është vetëm një fitore larg rekordit të të gjitha kohërave në NBA, e që mbahet nga Miami Heat. Përballja e radhës do të zhvillohet po në “Toyota Center” të Houstonit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...