Shoqata Kombëtare e Basketbollit, NBA dhe Federata e Basketbollit e Kosovës do të krijojnë ligën e Juniorëve NBA në Kosovë.
Liga inauguruese për djem dhe vajza të moshave 11-14 vjeçe do të fillojë me tërheqjen e shortit, që do të mbahen të martën, më 22 shkurt, në Prishtinë.
Pjesë e shortit do të jetë edhe = ish-lojtarit të NBA-së Jiri Welsch.
Ngjarja do të fillojë me 30-të shkollat fillore pjesëmarrëse nga e tërë Kosova, të cilave do t’u caktohet një ekip i NBA-së dhe të cilat do të pajisen me fanella të ekipit përkatës të NBA-së për ndeshjet e basketbollit.
Ngjashëm me NBA-në, ekipet e Junior NBA të Ligës së Kosovës do të ndahen në dy konferenca dhe gjashtë divizione.
Liga do të zgjasë nga marsi deri në maj të vitit 2022, me tetë skuadrat më të mira nga çdo konferencë që kualifikohen për play-off.
Dy kampionët e konferencave do të takohen më pas në finale në maj për të luajtur për titullin e parë të Ligës Junior NBA të Kosovës.
Gjatë sezonit 2021-2022, Junior NBA do të përfshijë më shumë se 37 mijë të rinj nga 28 vende të Evropës dhe Lindjes së Mesme.
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione