Nazmi Gripshi ka fituar zemrat e tifozëve të Astanës në këtë fillim sezoni, pasi me lojën dhe golat e tij po bëhet vendimtar për të ndihmuar ekipin që të sigurojë objektiva të rëndësishëm.
Sot ai ka shënuar gola dhe ka dhënë asistim për të siguruar që skuadra kazake të arrinte në play-off të Ligës së Konferencës.
Pas fitores 2-1 si mysafir të rumunëve të Hunedoara, Astana ka vendosur dominimin e plotë në ndeshjen e kthimit në shtëpi, duke fituar me rezultat 6-1.
Në minutën e 73-të të takimit, Nazmi Gripshi mori topin nga e majta dhe lëshoi një goditje të bukur në trekëndëshin e largët të portës për të shënuar për 4-0.
Vetëm dy minuta më vonë, ishte pikërisht mesfushori shqiptar ai i cili dha asistin për Tomasov i cili shënoi golin e rezultatit 5-0.
Gripshi po kalon formë të mirë me katër gola dhe dy asistime në gjashtë ndeshje te Astana, dhe nuk do të ishte befasi e madhe nëse do të ishte pjesë e listës së Kosovës dhe Shqipërisë./Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...