Google ADS

Nazmi Gripshi: “Pata hapësirë, gjuajta, duhej të shënoja por fati nuk ishte me ne”

19:21 | 9 Nëntor 2023
D.H

Ballkani morri një pikë ndaj Astanës në udhëtimin e largët në Kazakistan.

Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, shkruan Arbresh.info.

Njëri nga figurat kryesore të ndeshjes Nazmi Gripshi, në një intervistë tregoi për rrjedhën e ndeshjes.

Ai theksoi se kanë luajtur ndeshjen më të mirë në udhëtim, por që mungoi goli.

“E vërtetë që kemi bërë ndeshje nga më të mirat jashtë fushës tonë. Sot mungoi vetëm goli. Kemi dominuar në shtëpi të Astanas, e kemi mbajtur topin. Megjithatë, na mungoi fati për të marrë trepikësh”, tha Gripshi.

Tutje ai foli për rastin e humbur gjatë ndeshjes.

“Pata rast të mirë por futbolli është kështu, nuk shënova dot por ishte edhe meritë e portierit. Pata hapësirë, gjuajta, duhej të shënoja por fati nuk ishte me ne. Sot treguam se jemi ekip më i mirë, por ndonjëherë nuk mjafton vetëm loja e mirë. Duhej konkretizuar rastet”, shtoi ai.

Gripshi tregoi dhe për atmosferën e ndeshjes në Kazakistan ku pati shumë tifoz shqiptar.

“Kur kemi parë flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, ishte ndjenjë e mirë, pasi kishin bërë gjithë atë rrugë për të na përkrahur. Ata na kanë motivuar edhe më shumë. Fitorja do i kishte gëzuar edhe më shumë pasi nuk janë ndalur duke na motivuar”, ka thënë fillimisht Gripshi për “ArtMotion”.

Ballkani ka katër pas katër ndeshjeve në Conference League./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme