Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të këtij Evropiani sonte ndaj Spanjës.
Krahas Spanjës e cila ka siguruar vendin e parë dhe tani kërkon që të pushojë lojtarët kryesorë, Shqipëria të vetmin opsion e ka fitoren, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes në konferencë për media ka folur njëri nga lojtarët më të vjetër të Spanjës, Jesus Navas.
Ai fillimisht tha se fitorja në këtë Evropian do të ishte unike.
“Është e mrekullueshme të jesh këtu si lojtarë. Është e shkëlqyer për tifozët tanë dhe vendin tonë. Evropiani është për t’u shijuar dhe fitorja do të ishte unike”, ka thënë fillimisht Navas në konferencë për media.
Tutje Navas lavdëroi lojën e kombëtares së tij por potencoi që duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.
“Ndjenjat janë shumë të mira deri më tani. Kemi luajtur futboll të jashtëzakonshëm dhe jemi kënaqur me zotërimin e topit. Por duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë”, shtoi Navas.
Më tej mbrojtësi i krahut shpreson që sot të jetë në formacionin startues të De La Fuentes.
“Unë kontribuoj në çdo mënyrë që mundem. Shpresoj që të luaj dhe të gjithë duam të luajmë në nivelin tonë më të mirë. Është e pabesueshme të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Ne të gjithë kontribuojmë – ata që janë më të vjetër dhe ata që janë më të rinj”, u shpreh ai.
Teksa për fund pati disa fjalën edhe për Shqipërinë.
“Shqipëria është këtu sepse kanë bërë shumë mirë. Kanë punuar shumë dhe janë të bashkuar. Ne duhet të jemi të fortë që në minutën e parë për të marrë fitoren”, përfundoi anësori spanjoll.
Ndeshja me Spanjës dhe Shqipërisë fillon nga ora 21:00./Arbresh.info/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...