Jesus Navas ka konfirmuar se finalja e Kampionatit Evropian të së dielës kundër Anglisë në Berlin do të jetë ndeshja e tij e fundit për Spanjën, pavarësisht rezultatit.
Navas, 38 vjeç, është i vetmi lojtar nga skuadra e Spanjës që ishte në kombëtaren e ‘La Rojas’ kur ata fituan për herë të fundit Evropianin në 2012.
Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës në 2010, shkruan Arbresh.info.
Është praktikë e zakonshme që kapiteni i skuadrës të flasë në konferencën për media para ndeshjes por sulmuesi spanjoll Álvaro Morata ia dorëzoi përgjegjësinë Navas për shkak se ishte ndeshja e tij e fundit për vendin e tij.
“Morata më tha se ishte momenti që unë të flas sepse do të jetë ndeshja ime e fundit”, tha Navas në një mënyrë tipike të nënvlerësuar të shtunën.
Tutje ai shtoi se kombëtarja spanjolle e meriton trofeun.
“Të jem ende këtu pas kaq shumë vitesh tregon se i kam bërë gjërat mirë dhe do të ishte fantastike për të gjithë grupin [të mbyllej me trofeun] – ne e meritojmë.
Ai tha se tani ka një vendim për të ardhmen e tij tek Spanja.
“Edhe në moshën 38-vjeçare jam ende i emocionuar për gjithçka, duke ndihmuar kombëtaren, vendin tim… por vendimi është marrë”, tha Navas.
Navas debutimin e tij më Spanjën e bëri në vitin 2009 dhe ka fituar 56 ndeshje në vitet në vijim, duke përfshirë edhe ndeshjet e këtij Evropiani.
Ai filloi ndeshjen e fundit të grupit kundër Shqipërisë , luajti si zëvendësues në raundin e 16-të kundër Gjeorgjisë dhe nisi në fitoren ndaj Francës në gjymsëfinale si mbrojtës i djathtë në vend të Dani Carvajal i cili ishte i suspenduar./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...