Shqipëria më datë 8 shkurt 2024 në Paris në orën 18:00, do të njohë rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori.
Kombëtarja shqiptare ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtën vazo me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.
Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi.
Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.
Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy sfidat e fundit të grupit.
Kalendari:
Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024
Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024
Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024
Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024
Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024
Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024
Kompeticioni i Nations League ka ngritur siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.
Murati udhëton për në SHBA, merr pjesë në takimet vjetore të...
Një ditë pas prangave të Metës, Proda takon Dumanin
Napoli i ofron kontratë të re yllit gjeorgjian
Kurti: Kemi futur në zyrën e kryeministrit gjuhën serbe, bos...
Fillon ceremonia e lansimit të projektit “Të drejtat d...
Osmani në Washington foli për rrugëtimin e Kosovës