Natë speciale për Endrick, fiton titullin e kampionit në Ligën e Brazilit

09:49 | 7 Dhjetor 2023
D.H

Palmeiras ka barazuar ndaj Cruzeiro me rezultat 1-1, në xhiron e fundit të ligës braziliane.

Kështu ka arritur të fitojë edhe titullin kampion të Brazilit, shkruan Arbresh.info.

Pas 38 ndeshjesh Palmerias ka 70 pikë, teksa la dy pikë mbrapa Gremion.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Endric, talenti i Palmerias.

Një natë speciale ishte për 17 vjeçarin i cili fitoi titullin e dytë kampion në Ligë dhe të katërtin në karrierë.

Gjatë gjithë kampionatin Endrick ka shënuar 11 gola në elitën braziliane.

Ai është bërë lojtari i parë 17 vjeçar që arrin këtë shifër golash pas Neymar Jr që e bëri në vitin 2009 me Santosin.

Endrick e shijoi festën e titullit në maksimum, pasi lojtari do të transferohen tek Real Madridi verën e vitit të ardhshëm dhe ky mund të jetë trofeu i tij i fundit me skuadrën aktuale./Arbresh.info/

 

Të ngjashme