Agjenti, njëkohësisht gruaja e Mauro Icardi-t, Wanda Nara, ka thënë se është e lehtë ta menaxhosh argjentinasin.
Ish kapiteni i Inter-it kompletoi transferimin te PSG për 55 milionë euro muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Wanda ka përgëzuar PSG-në që arriti të kompletojë transferimin e lojtarit gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Ne kishim dhënë fjalën te PSG dhe klubi e dinte se kishim dëshirë të qëndronim”.
“Merita i takon PSG që e kompletojë transferimin në mesin e pandemisë”.
“Çdoherë që filloja negociatat me trajnerët, e dija se çfarë Mauro donte dhe si do të donte, cilën skuadër e pëlqen dhe cilin jo”.
“I di ëndrrat e tyre dhe e di ku dëshiron të shkojë. Ka disa gjëra që nuk i pyes sepse i di shumë përgjigjet”.
“Është shumë lehtë të jesh menaxheri i një lojtari si Mauro. Nuk jam duke thënë se nuk i duhet sepse ai duhet të jetë në dijeni të problemeve teknike, si taksat, rregullat”, theksoi ajo.
26-vjeçari ka shënuar 20 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat për “Parisienët”./arbresh.info.
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...