Napoli zyrtarizon Walter Mazzarin në krye të shtabit teknik

17:12 | 14 Nëntor 2023
D.H

Napoli ka shkarkuar trajnerin Rudi Garcia dhe ka emëruar Walter Mazzari si pasardhës të tij.

Garcia u shkarkua vetëm pas 16 ndeshjeve si trajner në stolin napoletan, shkruan Arbresh.info.

Rudi Garcia pas 16 ndeshjeve në Serie A dhe Champions League pati tetë fitore katër barazime dhe katër humbje.

Kujtojmë se Mazzari ka qenë kryetrajner i Napolit nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Napoli mban pozitën e katërt në tabelën e Serie A , ku ka 21 pikë pas 12 ndeshjeve, teksa lider është Interi me 31 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme